Pasiditen e djeshme në Greqi një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi thuhet se ka pësuar goditje nga i nxehti.
23-vjeçari, i cili raportohet se ishte një person me aftësi të kufizuara jetonte me familjen e tij në Amarinthos, Evia, dhe prindërit e tij kishin një dyqan ushqimor në zonë.
Ai u dërgua në spitalin e Halkidës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk mundi të shpëtonte.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash shqiptari ka pësuar goditje nga nxehtësia, megjithatë burime policore thanë për mediat greke se prindërit e tij janë arrestuar për hetime të mëtejshme.