-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti me motor i merr jetën djalit të biznesmenit të njohur

Kryesoret

Një 27-vjeçar, Amarildo Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor me motor. Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

I riu është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni.

27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.

Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.

“Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”, shkruan ai.

Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të angazhimit të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të qendrës tregtare “Pajtoni”, që ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.

I riu ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. Ai postonte shpesh video me një këlysh luani. /Report.Tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit