Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij ndaj mbështetësve ka akuzuar regjimin e Edi Ramës.
Berisha akuzon regjimin e Edi Ramës se po zbaton pikë për pikë platformën e Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.
“Si regjimi që po zbraz në mënyrë më të frikshme, më të pamëshirë Shqipërinë nga shqiptarët. Regjimi që po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë”, shprehet Berisha.
Ai tha se do të denoncojnë zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë dhe gjenocidin më masiv të ushtruar ndonjëherë ndaj kombit shqiptar.
“Ne denoncojmë gjenocidin që narkoshteti i Edi Ramës kryen duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit”, theksoi Berisha.