Situata e zjarrit në Madhesh të Matit vazhdon akoma të jetë problematike.
Kreu i shërbimit zjarrfikës të Shqipërisë Arben Cara tha se janë shpëtuar disa banesa dhe zjarri po mbahet në kontroll.
“Prej disa orësh po luftohet me vatrat e zjarrit, për vënien në kontroll të vatrave të zjarrit, banesat janë shpëtuar dhe njerëzit janë evakuuar. Në vijim do të shtojmë forcat zjarrfikëse në terren që zjarri mos të përhapet në fshatrat përreth”, tha Arben Cara.