Është miratuar fondi ku do të financohet projekti Vorë-Hani i Hotit me vlerën 100 milionë euro.
Kjo marrëveshje financimi u miratua në komisionin e veprimtarive.
Zv. ministrja e Infrastrukturës Eneklejda Muça u shpreh se trenat në këtë linjë do të qarkullojnë me shpejtësi 120 km në orë dhe do të jenë elektrik.
Ajo tha se aktualisht po gjenden financime për linjën hekurudhore Durrës –Rrogozhinë. Një tjetër projekt me rëndësi është edhe realizimi i projektit Rrogozhinë –Pogradec.
Referuar planit te prokurimit per projektin hekurudhor vore – Hani i Hotit është parashikuar të vazhdojë, nga viti 2024 deri ne fillim të vitit 2025, me nënshkrimin e kontratës së punimeve, e cila vijon me zbatimin e punimeve deri në vitin 2030, me një afat zbatimi prej 5 vjetësh.