-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëri-Slloveni angazhohen për luftën ndaj krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm

Kryesoret

Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore dhe angazhohen për masa kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, pati një takim në Tiranë me homologun e rij slloven Senad Jusiç.

Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin mes dy policive asaj të Shqipërisë dhe Sllovenisë.

“Ka ardhur momenti për të konsoliduar ndërveprimin në fushën policore, duke u bërë ballë edhe fenomeneve të reja në fushën e sigurisë”, u shpreh Rrumbullaku.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sllovenisë falënderoi Policinë e Shtetit Shqiptar për bashkëpunimin dhe mundësinë e takimit dypalësh.

Jusiç u shpreh se për shkak të pushuesve policia sllovene do të sjellë në Shqipëri një atashe, i cili do të ndihmojë edhe komunikimin me autoritetet shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit