Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi ka reaguar pasi Tajlanda nga sot ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Kurti shprehet se pasaporta e Kosovës po vazhdon të fuqizohet gjithmonë e më shumë.
“Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 kanë nisur që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen të BE-së.
Më 5 janar u konfirmua se edhe Spanja e njeh pasaportën e Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë.