Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur ashpër me Ermonela Felajn gjatë seancës së sotme parlamentare.
Pasi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko raportoi mbi raportin vjetor të viti 2023, Bardhi mori fjalën e tij.
Në momentin që Bardhi mori fjalën filloi debati mes tij dhe Ermonela Felaj.
Ajo tha se Bardhi nuk po flet për procedurë e duhet t’i ndërpresë fjalën.
Gjitahshtu Felaj tha se dokumenti që Bardhi i referohej lidhur dhe hetimet për përmbaruesit provat nuk vlente dhe duhej të ngrihej alarm se si dokumentet e dosjeve kanë rënë në duart e tij.
“Po bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do bien edhe në dorën tonë. Dosjen burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës”, tha Bardhi.