I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rëndë kriminale po e vuan dënimin në kushte komode, ku nuk i mungon laptopi dhe interneti.
Për pasojë janë pezulluar nga puna dy efektivë të policisë së drejtorisë së burgjeve.
Nuredin Dumani me internet në qeli, pezullohen dy policë të burgjeve
Ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxori në dritë faktet.
Ata për ngjarjen akuzuan pikërisht të arrestuarin Nuredin Dumani, me të cilin Alda Nikolli fliste prej disa kohësh, falë aksesit që i dënuari kishte në internet.