-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Afera 5D, qytetarët në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Kryesoret

Sot ka nisur një protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë Tiranë, në lidhje me dosjen “5D” dhe keqpërdorimin e fondeve publike.

Qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për korrupsionin dhe keqadministrimin nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndëshkimin e përgjegjësve për abuzimet me buxhetin e qytetarëve.

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, ka qenë i pranishëm në protestë dhe ka shprehur qëndrimin e tij ndaj situatës aktuale.

“Një javë më parë, Tirana dhe Shqipëria dhanë një mesazh të qartë dhe të fortë: Ne do të qëndrojmë të fortë për vlerat tona kombëtare. Nuk do të pranojmë amnisti për ata që kanë abuzuar me fondet e qytetarëve dhe kanë shkatërruar ambientet e përbashkëta. Tiranë është kthyer në qytetin e korrupsionit dhe klientelizmit. Ky është momenti për të kërkuar llogari dhe për të ndaluar këto abuzime”, u shpreh Teliti

Protestuesit e pranishëm në vendngjarje vazhdojnë të kërkojnë një hetim të plotë dhe transparent mbi dosjen “5D” dhe janë të vendosur të qëndrojnë në këmbë për drejtësi dhe transparencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit