-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ PDIU: Të hiqet ligji i luftës me Greqinë

Kryesoret

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet projekt-deklarata për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e cilësoi absurd juridik që prodhon vetëm pasoja negative.

Duhet ta nxjerrim këtë cështje themelore përmes sovranit dhe ta ndajmë nga cështje të sofrcuara me natyrë propagantistike të ditëve tona. T’i japim sa më shpejt fund një situate absurde që vazhdon prej 84 vitesh dhe të gjitha pasojave juridike që burojnë nga ky ligj. Kërkesat janë legjitime dhe kanë bazament juridik.

Ne kemi shumë muaj që punojmë për këtë deklaratë dhe jemi asistuar nga diplomatë apo ish-diplomatë. Diferenca mes rezolutës dhe deklaratës është e madhe. Rezoluta është qëndrim i parlamentit por i adresohet vetëm institucioneve të brendshme, kurse deklarata është akt politik i këtij parlamenti që ngarkon edhe institucionet e brendshme por i drejtohet edhe parlamenteve dhe institucioneve të huaja.

Me deklaratë është shpallur edhe pavarësia e Kosovës dhe Shqipërisë. Po me deklaratë në 1987 na është thënë nga Greqia se është hequr ligji i luftës me Shqipërinë por nuk ishe botuar në fletoren zyrtare dhe nuk ka fuqi. Në deklaratë i kërkohet qeverisë shqiptare që të bëjë cdo përpjekje me qeverinë greke” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit