Me 96 vota pro është miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë projekt-deklarata e hartuar nga PDIU që i kërkon Greqisë që të heqë ligjin e luftës. Kuvendi i Shqipërisë e cilëson këtë ligj si absurd. Të gjitha palët ishin dakord.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi. Idrizi tha se është absurde që mes dy vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë, por nga ana tjetër Greqia ka ende në fuqi ligjin e luftës me ne. “Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie.
Sekuestro mbi pronat e shqiptarëve është në fuqi. Jemi të vonuar, pas 84 vitesh. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar” tha ai.









