Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua mbrëmë në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim për 30 ditë.
Flet-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpol është pranuar nga Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut dhe ish ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndron në burg deri në vendimin final nëse do lirohet.