Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023.
Sejko tha se mbiçmimi i lekut kontribuar në kontrollin e inflacioni dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.
“Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet”, tha Sejko.
Më tej ai shtoi se portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023 duke arritur në 14%.