FIFA ka publikuar përditësimin e renditjes së përgjithshme të kombëtareve, pas përfundimit të Europianit dhe Kupës së Amerikës.
Shqipëria nuk ka ndryshuar asnjë pozicion, teksa mbetet në vendin e 66-të, aty ku ishte edhe para Euro 2024. Dy humbje dhe një barazim, kanë bërë që kuqezinjtë të mos lëvizin asnjë vend.
Në vendin e parë, vazhdon të mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca.