Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij ndaj mbështetësve ka shprehur se do të denoncojë çdo emër të ndërkombëtarëve që korruptohet nga Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij.
“Do të denoncojmë gjithashtu çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar, cilido qoftë ai, që mbron krimet e Edi Ramës me pagesa ndaj tij”, tha Berisha.
Gjithashtu ai u shpreh se Rama kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje.
“Rama kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje! Kjo është hera e tretë që në asnjë dokument nuk përmendet emri im”, tha Berisha.