Paraditen e sotme është mbledhur komisioni për reformën në drejtësi që drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Opozita edhe këtë mbledhje e ka braktisur duke mos marrë pjesë. Fatmir Xhafaj deklaroi se ekspertët duhet të nisin punën për një draft, duke pasur debat e konsultim publik. “Do ketë 3 nëngrupe për reformat, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” tha ai.