Plagosja e ndodhur në Durrës ditën e enjte, ku një 70-vjeçar u qëllua me armë zjarri, dyshohet se ka pasur si shkak një borxh mes autorit dhe djalit të të dëmtuarit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Adil Hizdari, 31 vjeç, kishte një marrëdhënie pune me djalin e të plagosurit dhe pretendonte se kishte një borxh të papaguar nga ky i fundit.
Për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesën e borxhit, Hizdari shkoi të takohej me Fadil Hundën, 70-vjeçarin që kishte debatin me djalin e tij.
Gjatë përballjes, pasi Hunda refuzoi t’i paguante paratë, ndodhi një debat i ashpër që përfundoi me Hizdarin që nxorri pistoletën dhe qëlloi tri herë 70-vjeçarin.