Ditën e sotme ka ndërruar jetë 42-vjeçari Rigels Kaso i cili u dhunua disa ditë më para në Tiranë nga Bajram Gjeleshi.
42-vjeçari u gjet i shtrirë në mes të rrugës nga disa kalimtarë dhe u dërgua menjëherë në spital.
Kaso ndodhej në gjendje kome dhe në intubim.
Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Rigels Kaso kishte komunikuar në instagram me bashkëjetuesen e Gjeleshit dhe kishte lënë takim me të.
Në takimin ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin.








