-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ngrihuni të rrëzojmë Ramën dhe të dyfishojmë pensionet

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh sonte që të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

“Të bashkohen me ne, që ne mund të shlyejmë detyrimet e mëdha që shqiptarët kanë ndaj asaj gjenerate që u shkri dhe sot numëron qindarkat për kafshatën e gojës.

Numëron qindarkat për ilaçet për shëndetin e tij.

Sot qan me lot të ftohta mjerimi sepse qeveritarët vjedhin në një vit 120 përqind shumën totale të pensioneve të tyre.

Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri.

Shqipëria me të mirat e saj duhet të gëzojë çdo shqiptar.

Të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

Ndaj dhe le të jetë pra miq motoja e bashkimit tonë, për kauzën tonë të drejtë, motoja e ndryshimit, e qeverisë teknike, e zgjedhjeve të lira” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit