-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Faton Hajrizit/ Kosova: Serbia organizoi arratisjen e të dënuarve në Kosovë

Kryesoret

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu akuzoi sot se Serbia ka gisht në disa prej arratisjeve të të burgosurve nga burgjet kosovare me qëllim për ta dëmtuar rendin publik, ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Duke reaguar për rastin e Faton Hajrizit të shtunën, Haxhiu ka theksuar faktin se disa të arratisur nga burgjet e Kosovës e gjejnë mburojën në shtetin e Serbisë dhe krejt kjo, sipas saj, është e qëllimshme dhe e organizuar. Këto informacione, siç thotë Haxhiu, i ka marrë nga organet e sigurisë së Kosovës.

E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë se e dënojnë vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë, por ka thënë se narracioni që ka përdorur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, për rastin është i qëllimshëm dhe i parapërgatitur.

Haxhiu ka bërë thirrje që të ketë hetim të thellë për vrasjen e dyshuar të Faton Hajrizit, ndërsa u shpreh se hetim duhet edhe për aktet sistematike të nxitjes, organizimit e bashkëorganizimit  të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit