Edhe sot mijëra shqiptarë janë mbledhur para Kryeministrisë prej 23 ditësh dhe kërkojnë largimin e qeverisë, po ashtu dhe të klasës së vjetër politike.
Ndërkohë në emër të grupit koordinues të revoltës, ka dalë me një deklaratë të rëndësishme politike Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.
Dritan Goxhaj lexon deklaratën me 5 pika
1. Dorëheqjen e panegocueshme të kryeministrit dhe kabinetit
2.Krijim e një qeverie teknike, jo partiake, 12 mujore
3. Ndryshime kushtetuese ku çdo shtetas të jete i barabartë para ligjit, ndryshimin e kodit zgjedhor, kryeministri jo më shumë se 2 mandate
4.Anulimin e ndryshimeve për ligjet e trashëgisë kulturore, Paketa e Maleve
5.Një kontratë sociale mes qytetarëve dhe shetit me konsultim

Protestuesit drejt Kryeministrisë: Do bëjmë revolucion, s’ka njeri që na ndalon!









