Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me atentatin në Memaliaj.
Ai shprehet se rendi tashmë është në duart e zeza të krimit dhe Taulantit.
Berisha u shpreh ngushëllimet e familjeve të viktimave dhe e dënon aktin e shëmtuar kriminal.
Postimi i plotë:
Rendi në duart e zeza të krimit, duart e Taulantit me tre mbiemra.
Memaliaj mbrëmë u përgjak dhe terrorizua. Tre qytetarë u ekzekutuan dhe një u plagos me breshëri kallashnikov në qendër të qytetit. Dy nga viktimat nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen, njeri ishte kamarier, tjetri klient në lokalin e masakrës.
Si zakonisht vrasësit u larguan në drejtim të paditur dhe po si zakonisht dogjën makinën dhe armët e krimit.
Shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të këtij akti kriminal të shëmtuar dhe dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal, mungesën e madhe të sigurisë mbasi rendin tashmë është në duart e zeza të krimit dhe Taulantit të krimit.