Atentatori i ish presidentit Donald Trump, Crooks vdiq nga një plagë me armë zjarri në kokë, thanë zyrtarët e Qarkut Butler, për Fox News Digital. Mënyra e vdekjes së tij u cilësua si vrasje.
20-vjeçari u shpall i vdekur në kontenë Butler vetëm 26 sekonda më vonë pas atentatit të Trump.
Një ekzaminim pas vdekjes u krye në Qarkun Allegheny, ku Crooks jetonte në Bethel Park.
Është ende e paqartë se çfarë ndodhi me trupin e Crooks pas ekzaminimit.
Fox News Digital nuk ka mundur të kontaktojë familjen e tij për koment.
Ish-moshatarët që kanë folur për Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret më 13 korrik, e kanë karakterizuar banorin e Pensilvanisë si një të vetmuar të qetë.