Deputetja britanike Alicia Kearns ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Britani për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Në një deklaratë për “X”, Kearns ka shprehur shqetësimin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar rëndësinë që Mbretëria e Bashkuar të ndërmarrë hapa të vendosur për të parandaluar rilindjen e konfliktit në Kosovë nga grupet armiqësore.
“Takimet e tilla janë jetike për të diskutuar çështje të rëndësishme rajonale dhe për të përmirësuar bashkëpunimin tonë”, ka shtuar Kearns.