Policia e Kosovës, pas një hetimi të detajuar, ka identifikuar personin e dyshuar për hedhjen e një granate dore afër Liqenit të Ujmanit. Sipas burimeve të Dukagjinit brenda institucioneve të sigurisë, hetimet vazhdojnë me intensitet dhe aktualisht policia është duke bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit në veri të vendit.
Ngjarja u shënua rreth orës 14:30, kur një granatë dore u hodh në afërsi të liqenit, duke dëmtuar të paktën dy vetura, njëra prej tyre me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane.
Pronarët e makinave të dëmtuara kanë rrëfyer se ishin duke u larë në liqen kur kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë parë tymin e zi nga eksplozivi. Ata gjithashtu thanë se në vizitat e tyre të mëparshme në Ujman nuk kishin hasur probleme të tilla dhe se policia kishte marrë masa për të larguar pushuesit nga zona e ngjarjes.