Deputetët që hynin brenda për seancën e sotme në Parlament janë përballur me një pankartë kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij, Belinda Balluku, në të cilën shkruhej “Rama në burg, Belinda në burg”. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Rama po i përgatiste arratisjen ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar dhe e pandehur nga SPAK-GJKKO.
“Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë më parë shqiptarët nuk janë derdhur kaq shumë rrugëve të Shqipërisë. Kjo është përgjegjësia më e lartë para asaj të zotit, përgjegjësia qytetare.
Qytetarë dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet e Shqipërisë, kurrë si lëvizje fashiste, antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo, ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature totalitare, që shkelmon dhe zvarrit të drejtat e njeriut dhe qytetarët paqësorë, kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë.
A e kuptoni se si jeni ju tani, unë ju shoh si i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju, janë trafikantët, biznesmënet, por në krye jeni ju. E kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh?
Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 tonë kokainë, të paktën 7 mld euro, a i shihni ju ndërtimet?”, tha ai mes të tjerash në lidhje me protestën që vijon prej 18 ditësh” tha ai.









