Gjatë seansës së sotme plenare kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar replikë të ashpër me deputetin socialistë Damiaan Gjiknuri duke akuzuar njëri-tjetrin për vizitat dhe lidhjet me shtetin Aruba.
“Me asnj shpifje nuk e lan dot veten tënde. Damian betohu këtu se nuk ke qenë në Aruba. Ndërsa për dosjen gjithçka është trillim dhe dosjen e ka në dorë armiku im, Altin Troplini. Dumani ti dhe Olsi Ramën ju fsheh për Edi Ramën. Dil betohu në Bibël, por nuk e bën dot. Kërkoni atje që ti publikojë por nuk jë lë Rama”, u shpreh Rama.
Ndërkohë Gjiknuari tha: Meqenëse politikani i mëparshëm, që unë e quaj babeli psikologjik, sepse gjithmonë aty ku do t’i mëshojë asaj që ka rëndësi, e bën relevante, ka një parim ai që e di shumë mirë, se njihemi prej kohësh: “S’ka rëndësi gënjeshtra, rëndësi ka kush e thotë i pari”. Sa për emrin që më përmendi, ai e di shumë mirë që unë s’kam asnjë lidhje me ata, as nuk i njoh, por disa nga emrat që përmenden aty, familjarët e tij janë në foto. Nuk po them kanë apo nuk kanë lidhje, atë ta sqarojë i zoti i punës, por është një shpifje ordinere. Sa për protestën, i pari që e tha antitrampizëm, e tha ai, pastaj e ktheu pllakën. Kur të dalë e vërteta e Arubës, edhe unë do të them çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për të lënë hapësirë që të udhëtojë sërish në Amerikë, këtë duhet t’ua shpjegojë ai deputetëve të tij.









