Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të Joe Biden për tërheqjen nga garat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke e cilësuar atë si “presidentin më të keq deri tani në historinë e vendit tonë”. Trump e ka shprehur këtë mendim në një prononcim për CNN, duke shfaqur optimizëm se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për ta mposhtur se sa Biden.
Vendimi i Biden për tërheqjen e tij u njoftua në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Tërheqja erdhi pas një periudhe presioni nga udhëheqësit demokratë, organizatorët dhe donatorët, të cilët nuk shihnin rrugë drejt fitores në fushatën e ardhshme.
Trump gjithashtu ka përmendur performancën e Biden në debatin e fundit me të, duke theksuar shqetësimet e rritura nga votuesit se ai mund të mos jetë në gjendje të qeverisë për një mandat të dytë, duke u referuar në moshën e tij 81-vjeçare.