Një tërmet e ka goditur mëngjesin e sotëm jugperëndimin e Kretës.
Sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti ka rënë me një magnitudë 5.3 gradë të shkallës Rihter, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare 59 km në jugperëndim të Paleochora, Chania, me thellësi fokale 17.2 km.
Dridhjet janë ndjerë në prefekturën e Chanias dhe nuk janë regjistruar dëme.