Një 42-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshme penale është arrestuar nga policia italiane.
Shqiptari ka goditur me thikën e kuzhinës një 28 vjeçar italian.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në kulmin e një debati të ndodhur nën shtëpinë e tij për arsye banale, duket se ka goditur në gjoks, me një thikë kuzhine, një 28-vjeçar italian, banues në Spoleto, gjithashtu me precedentë penalë.
Italiani ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Hetimet e nisura iu besuan Karabinierëve të Seksionit të Hetimeve Shkencore të Departamentit të Operacioneve të Perugias për marrjen e të gjitha burimeve të provave që konsideroheshin të dobishme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me tehe që dyshohet se ishte përdorur për të goditur viktimën.
Ndërsa trupi i 28 vjeçarit italian u transferua në institutin e mjekësisë ligjore në Perugia për autopsi.