-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna në Këshillin Bashkiak/ Berisha: Dënoj këtë akt rrugaçërie, Veliaj fshihet pas Maznikut

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunën që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Berisha shprehet se Veliaj e agresoi sekretarin e përgjithshëm të PL Tedi Blushin.

“Dënoj me ashpërinë më të madhe këtë akt rrugacërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do të bëhet përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës ndaj këshilltarëve”, thotë Berisha.

Më tej ai thekson se Veliaj fshehet pas Maznikut dhe të enjten në orën 11:00 të gjithë të jenë para bashkisë.

“Tani kërkon të fshihet pas Maznikut. Mazniku është një hajdut. E keni parasysh ju Maznikun,  mister Byftekun 1 mijë Euro bashkë me Belindën. është e vërtetë, qenë kryetari i entit kontraktor por me djegësin është direkt Erion Veliaj. është e vërtetë që hoteli 50 kate në Durrës është pronë e Veliajt”, shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit