-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Mazniku shembi 18 pallate për interes të kompanisë ‘5D’

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga dera e SPAK-ut akuzoi prokurorinë se po amniston Erion Veliajn dhe ish-n/kryetarin e bashkisë Arbi Mazniku që tashmë është ministër i Pushtetit Vendor.

Arbi Mazniku ka shembur me firmën e tij 18 pallate në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Janë shtyrë marrëveshjet për pazaret me ndërtimet e kompanisë “5D”. Tentativa e SPAK-ut për të amnistuar Veliajn dhe Maznikun do të dështojë me sukses.

PD dhe grupi i ekspertëve kemi gjetur mijëra faqe dokumente të titullarëve të bashkisë Tiranë, si ka mundësi SPAK-u nuk ka mundësi që t’i gjejë. Po fusin në burg edhe pastrueset e bashkisë, por jo Veliajn dhe Maznikun .Mazniku sot në SPAK? Është thirrje e vonuar, kemi bërë denoncimin prej më shumë se një viti.

Kjo që bëhet tani është shoë i radhës për të shpëtuar Veliajn, por kjo nuk e shpëton Maznikun për dosjen “5D”. Ai ka qenë në disa raste kryetari i autoritetit kontraktor për shkatërrimin e qindrave banesave në Tiranë për interes të kompanisë “5D” dhe më pas ndërtimin po nga kjo kompani” tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit