Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot për herë të parë se përgjegjës direkt për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar në bulevard përballë Kryeministrisë është Lulzim Basha. Duke marrë në mbrojtje Sali Berishën, Meta tha se Basha, atëherë ministër i Brendshëm e kishte skenarin në dorë, por nuk bëri asgjë për të parandaluar.
“SPAK është një organizatë kriminale që drejtohet nga Dumdumani. Pa dështimit spektakolar në parlament ku përfaqësues të opozitës e diskredituan Dumdumanin, që tha se krimi i inceneratorëve është intelektual, kur në fakt ishte krim pa maska, por në mes të ditës dhe sipas regjisë së Edi Ramës.
Drejtësia me regji rihap 21 janarin dhe gjen ditën sot për të fokusuar këtë cështje për të mbuluar diskreditimin e Dumdumanit javën e kaluar në parlament ku i mekej goja dhe së dyti SPAK kërkon që të mbajë në presion liderin e PD-së, Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka një përgjegjësi në 21 Janar është direkte e Lulzim Bashës që është paralajmëruar edhe zyrtarisht për gjakderdhjen nga banditët e Ramës.
E ka pasur skenarin me letër edhe me shkresë të gjithë skenarin dhe nuk kishte marrë asnjë masë as nga policia dhe as nga garda për të parandaluar ato vrasje të shëmtuara që ndodhën në bulevard që ishin si rezultat i projektit gjakderdhës së Edi Ramës që ishte nxitës dhe frymëzues i 21 Janarit.
Pas procesit të klubit të Partizani, ku përgjegjës është Rama që ata nuk guxojnë ti përmendin emrin, risjellin një çështje për të sfumuar diskreditimin e Dumdumanit në parlament dhe për të mbajtur nën presion liderin e PD-së pas diskreditimit të plotë të çështjes Partizani. Prandaj nuk habitemi nga lojërat e Dumanit.
Mazniku në SPAK? Ja pra, po hetojmë edhe këtë edhe andej, Ervin Veliaj duhet të ishte arrestuar. Duhet të ishte arrestuar Edi Rama që për dy orë kaloi 17 vendime qeverie për inceneratorëve fantazmë” tha ai.