UEFA ka dënuar me gjobë klubin e Egnatias për incidentet e ndodhura në sfidën e kthimit me Borcin në Elbasan, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.