Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji ka ftuar deputetët socialistë që të bashkohet raporti i lexuar prej tij dhe ai i paraqitur nga nënkryetari Toni Gogu në një dokument të vetëm.
Salianji tha se kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha dhe kërkoi që Komisioni të dilte me një qëndrim me një raport.
Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm kanë votuar 5 deputetë.
Ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.
Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, është vendosur që si raport zyrtar të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu.