Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.
Fjala e Berishës
Mos prisni që Rama të largohet nga drejtësia. E provoi këtë me Lubinë, e shumëzoi me zero drejtësinë që krijoi vetë duke përdorur mandatet e krimit si mburojë. Mos prisni që Rama të largohet nga ndërkombëtarët. BE dhe disa vende anëtare e treguan qartë se me Ramën në rrugën e integrimit ka pengesa dhe të pakapërcyeshme.
Një raport që duhej të miratohej që në fillim të marsit, sikur u miratua edhe për Malin e Zi, përsëri mbeti në klasë dje dhe se kur do e kalojë asgjë vetë nuk e di, pavarësisht se mbahet një heshtje mafioze nga qeveria por miqtë tanë na informojnë se kërkesat ndaj Shqipërisë po dy-tre fishohen. Zgjidhja është të bashkohemi në shesh.









