Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat të cilët nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS kalonin persona në Pikën Kufitare Hani i Hotit drejt SHBA dhe Amerikës.
56-vjeçarit me iniciale L.M., i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe katër personave të tjerë, ku dy janë oficerë dhe dy qytetarë janë me ‘arrest shtëpie’.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme.