-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Udhëtime falas në Amerikë”! Mashtruesi u arrestua, SHBA: 6 muaj hetim

Kryesoret

Ambasada e SHBA-së në Tiranë pa reaguar pas arrestimit të 20-vjeçarit nga Devolli i cili mashtronte nxënës, studentë dhe mësues me premtimin për udhëtime falas në Amerikë.

Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i përgëzon për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Njësia e Hetimeve Kriminale Ndërkombëtare dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit kanë një njësi të posaçme që kryen hetime të përbashkëta.

Një hetim gjashtë-mujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës.

Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kreun e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë për këtë çështje.

‘Udhëtime falas në Amerikë’! 20-vjeçari futi në kurth qindra studentë dhe mësues

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit