Një zjarr ka rënë në Golem të Lushnjës ku rreth një orë janë djegur ferrat dhe barishtet e thata në zonën e banuar.
Banorët e zonës dhe dy mjete zjarrfikëse po punojnë në shuarjen e flakëve.
Flakët janë përhapur deri në rrugën nacionale dhe si pasojë tymi ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë tymi i dendur ka mbuluar edhe qytetin e Lushnjës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun dhe zjarrvënësin.