Ditën e sotme një person me iniciale D.D., është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi pjesëtarët e KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan.
Ndaj tij ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Ai ishte i identifikuar si një nga personat që ka përdorur dhunë aktive në Zveçan.
Gjithashtu edhe i dyshuar për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.