Për shkak shiut të rrëmbyeshëm 7 turistët nga Polonia dhe Gjermania janë shpëtuar nga policia pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Llangaricës.
Turistët kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, duke eksploruar me këmbë zonën për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet e shiut.
Turistët pas shpëtimit kanë falënderuar shërbimet për përkushtimin dhe humanizmin e treguar.
Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.