-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashës i ikën edhe juristi: E mbyll këtu, s’e fitova dot betejën më Berishën

Kryesoret

Përfaqësuesi ligjor i Demokratëve Euroatlantikë, Indrit Sefa ka njoftuar mbrëmjen e sotme dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Sefa shkruan se vendimi i tij nuk është i ndikuar nga lodhja e betejave të fundit politike, por si një reflektim i gjatë dhe i domsdoshëm me kushtet dhe rrethanat aktuale të tij.

Vendimi edhe pse nuk thuhet zyrtarisht duket se lidhet me rekursin pasi Sefa pas Apelit u shpreh kunder dergimit te dosjes se vules ne gjykaten e larte.

“Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat. Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re.

Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD”,- shkruan Indrit Sefa në rrjetin social, Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit