Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha në një deklaratë për media tha se ka dorëzuar në Kuvend amendamentin që parashikon lista të hapura.
Basha tha Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ka bërë një pazar kundër interesave të qytetarëve, për të futur në lista deputetë që i shërbejnë kryetarëve të tyre.
“Mundëson që një forcë politike mos të detyrohet me parimet themelore të demokracie të dorëzojë një listë të mbyllur, por një listë të hapur me shumë emra, e cila do të jetë baza e vetme për deputetët e ardhshëm. Deputetët do zgjidhen emër për emër, duke respektuar kuotat gjinore nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive”, u shpreh Basha.
Ai tha që do të jetë një nga testet që Partia Demokratike Euroatlantike të garojë me një listë 100% të hapur.
Basha theksoi se do të vazhdojnë betejën për të mos pranuar listat e mbyllura.