Ndodhi ajo që pritej. PS dhe PD ranë dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Së pari do të votojë Diaspora. KQZ drejton mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin për Diasporën. Edhe regjistrimi i zgjedhësve jashtë do të realizohet nga KQZ-ja. Procesi i hartimit të listës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.
Regjistrimi do të bëhet me elektronikë. Zgjedhësi duhet të paraqesë dokumentacion që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në momentin e regjistrimit automatikisht çregjistrohet në listën e zgjedhësve brenda vendit. Votimi do të bëhet përmes postës. KQZ dërgon fletën e votimi në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve dhe ajo e plotësuar dhe e sekretuar dërgohet po në adresën zyrtare të KQZ, nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit.
Pika e dytë e rëndësishme është hapja e 2/3 së listës që do të thotë se rrëzon hersin nga 10 mijë në 7 mijë që propozoi PS. Kjo do të thotë se 2/3 e listës së deputetëve do të jetë e hapur, pra do ta zgjedhë qytetari me garë dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë. Për ta shpjeguar më qartë po marrim qarkun më të madh, Tirana.
Tirana ka 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të fiksuar, të zgjedhur dhe garantuar nga kryetari si fitues, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në Kuvend 12 deputetë.
Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votim “parapëlqyes”, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale. Ky sistem do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Drafti final/ Ka marrëveshje, voton Diaspora, hapen 2/3 e listës për deputetë