Kreu i Demokratëve Euroatlantike Lulzim Basha ka folur në lidhje me dakordësinë mes PD Dhe PS në Reformën Zgjedhore.
Basha tha se asnjëri nuk i del për zot pazarit të mbrëmshëm pasi po mundohen ta shtyjnë tek njëri-tjetri për t’ia lënë në derë.
“Këta njerëz që prej kohësh kanë humbur çdo moral përballë votuesve, dhe kanë votuar me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, bënë pazar në mënyrë flagrante të merrnin vendimin e turpshëm të 11 qershorit. Këta kanë marrë këtë vendim që t’i ndajnë listat e deputetëve në “bussines class” për vete dhe në karroceri për të tjerët”, u shpreh Basha.
Ai theksoi se betejën nuk e kanë patur për parime, bindje por për të siguruar një vend për veten e tyre.