-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë të cilët shpërndanin drogë në zona të ndryshme në Athinë.

Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin.

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt u kap nga policia në drejtimin e automjetit me targa KNH-6034. Gjatë kontrollit në bisnesin e tij u gjetën 4 celularë dhe 145 euro, ndërsa në banesë i’u gjetën 3750 euro, 52 dollarë, 500 lira suedeze, 1600 lek shqiptare, 1 pistoletë me mulli tip “S&ËCTG” me 6 fishekë 38 mm, 1 pistoletë tip “COURT 9 COUPS UNIQUE”, 1 pistoletë me ajër tip “TSS”, 1 pistoletë replica me një krehër, 2 fishekë 9 mm, 48 fishekë 32 mm, 1 krehër me 8 fishekë 0.32, 1 thikë, 2 celularë, 2 karta SIM dhe automjeti “Opel Astra” me targa BKX-5340 që shërbente për transportin e drogës.

55-vjeçari Viktor Leme nga Fier Shegani i Lushnjes, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës.

Nga hetimet e policisë greke dyshohet se 3 shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar në mbi 300 raste shitjeje të lëndëve narkotike.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 3 shtetasit shqiptarë janë lënë në “Arrest me burg” duke u transferuar në burgun e Koridhalos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit