Deputeti Demokratik Kreshnik Çollaku me anë të një postimi në rrjetin socialist në facebook shprehet se vota e tij nesër është kundër.
“Nje kod qe ne situaten ku ndodhet Opozita, i jep Rames ne tavoline nje avantazh prej 12-13 mandatesh,nje Prim te padeklaruar. Me nje sistem zgjedhor ndare ne 12 Qarqe dhe sidomos duke perjashtuar mundesine e opozites per tu organizuar ne Koalicione Parazgjedhore..,Rama ecen sigurte drejt zgjedhjeve te rradhes. Rama mund ti grabise zgjedhjet,mund te shkele Kushtetuten,mund te na shtype e mund te fitoje…,por e gjitha kjo nuk mund te ndodhe me Konsensusin tone”, shkruan Çollaku.
Ai shprehet se ndryshimet në Kod që do të propozohen nesër janë Kapitullim i Opozitës.
“Ndryshimet ne Kod qe do te propozohen neser jane Kapitullim i Opozites. Keto ndryshime nuk duhet te kene Konsensus e vote nga asnje deputet Opozitar. Une si deputet i PD do te votoje kunder ketyre ndryshimeve. Ftoj cdo kolege deputet opozitar te refuzoj konsensusin me nje projekt qe qartesisht shkon ne favor te nje mandati te 4 te maxhorances socialiste”, shkruan Çollaku.