Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi gjatë seancës plenare tha se tenderat sot bëhen pa garë dhe kjo sjell mos konkurrencën.
Vokshi u shpreh se Rama po mbron korrupsionin dhe është përgjegjës për keqadministrimin e taksave të shqiptarëve.
“Ndërkohë Veliaj është kapur në flagrancë me një rrugë që e kishte marrë njëherë një tender, me ato lek ai bëri zgjedhjet dhe më pas u shkatërruan të gjitha proceset e tjera edhe ato të zgjedhjeve”, tha deputetja Vokshi.
Ajo theksoi se zgjedhjet janë shkatërruar duke nisur nga Rama deri tek Veliaj.