Një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë tymi i zjarrit po përhapet në të gjithë qytetin.
Mendohet se zjarri është vënë qëllimisht.








